
Bayern Munich edhe njëherë ka treguar forcën në Gjermani. Për javën e 14 në Bundesligë, të besuarit e Nagelsmann kanë fituar 2-3 me Dortmund në transfertë, teksa penalltia e kthyer në gol nga Lewandowski ka qenë vendimtare.
Gjithçka ka nisur mirë për vendasit, që kanë shokuar bavarezët që në të pestën minutë me Brandt. Më pas Lewandowski do gjente golin e parë në minutën e nëntë për ekuilibrat.
Në të parën kishte kohë edhe për golin e Coman në minutën e 44. Pjesa e dytë do niste sërish me gol, teksa Haaland do dhuronte një realizim të bukur. Në fund polaku Robert Lewandowski do kthente në gol një 11 metërsh të dhënë edhe me ndihmën e VAR.
Bayern mban vendin e parë me 34 pikë, teksa Dortmund ndjek në të dytin me 30 pikë. Edhe njëherë verdhezinjtë nuk munden të mposhtin dhe të lënë pas Bayern në klasifikim.