Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Katastrofë në garën e vrapimit malor, humbasin jetën 21 sportistë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Katastrofë në garën e vrapimit malor, humbasin jetën

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Kinë, ku kanë humbur jetën 21 sportistë në rajonin e Baiyin në Pyllin e Gurit, pranë lumit të Verdhë. Maratona malore prej 100 kilometrash është përfshirë në një pjesë të saj nga stuhi, shi dhe breshër i fortë, çka ka bërë që 21 prej pjesëmarrësve në garë të mos mbijetojnë në kushtet ekstreme.

Sipas organizatorëve, klima ndyshoi në moment çka bëri që të sjellë ulje të temperaturave, shi dhe breshër të fortë. Ujërat e rrëmbyeshëm kanë bërë që 21 nga 172 garuesit mos ia dalin të mbijetojnë, raporton newsport.al.

Më shumë se 700 punonjës të shpëtimit dhe pjesëtarë të Ushtrisë Kombëtare u thirrën për ndihmë, teksa u përdorën dronë termikë dhe helikopterë që fluturonin mbi pyje. Veç viktimave, edhe tetë persona kanë marrë plagë të rënda.

"Rreth mesditës, shtrirja e garës në gjatësinë midis 20 dhe 31 km u godit papritur nga moti katastrofik. Në një periudhë të shkurtër kohe, breshëri dhe shiu papritmas ranë në zonë, me erëra të forta. Temperatura u ul ndjeshëm," tha Zhang Xuchen, kryetari i Baiyin City këtë të diel.

https://twitter.com/i/status/1396330049192828928
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga