Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Juventusi "tërbohet" nga ngjyrat zikaltër, "rrëmben" Kupen e Italisë dhe shpëton sezonin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventusi "tërbohet" nga ngjyrat zikaltër,

Finalja e Kupës së Italisë dhuroi emocione të mëdha. Takimi mes Atalantës dhe Juventusit u mbyll 1-2 në Bergamo. Për të parë golin e parë na duhej të prisnim gjysmë ore lojë, me Kulusevskin që me një goditje të bukur mposht portierin. Bergamaskët nuk dorëzohen dhe barazojnë shumë shpejt, me Malinovskin.

Të besuarit e Gasperinit ishin kujdesur për të mbuluar të gjithë, por kishin harruar Chiesën. Anësori italian shfrytëzon më së miri një pasim të Kulusevskit dhe  bën atë që di të bëjë më mirë (72').

Juventus kështu ia del të "rrëmbejë" Kupën e Italisë, pas një sezoni të gjatë e të vështirë. Torinezët kanë bërë një edicion të dobët në kampionat, teksa luftojnë për një vend në Champions League, me titullin kampion në Serinë A që është veshur zikaltër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga