Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Juventusi gjen zëvendësuesin e Alvaro Moratës

Shkruar nga NEWSPORT

Përtej kandidaturave të Sançezit, Kavanit dhe Lukakut, më e sigurt duket pista e sulmuesit polak të Ajaksit, Arkadius Milik, autor i 24 golave sezonin e fundit në Holandë. Juventusi e ka evidentuar tashmë alternativën për sulmin. Futbollisti 22-vjeçar është parë me shumë kujdes, ashtu si edhe Andre Gomesh, nga përfaqësuesit e Juves në ndeshjen mes Polonisë dhe Portugalsië në stadiumin e Marsejës të enjten në mbrëmje. Sulmuesi i parë, 1.86 m i gjatë dhe me një teknikë të lartë. Vlente 10-12 milionë euro para se të niste Europiani, por tani Ajaksi kërkon 15-20 milionë euro, pasi e ka marrë zyrtarisht nga Bajern Liverkusen dhe e ka “lidhur” me një kontratë deri në 2019-ën. Kështu, Juve duket se e ka gjetur pasardhësin e Alvaro Moratës. Milik është refuzuar nga Juve në vitin 2013, kur ai luante akoma në Poloni, ndërsa tani duhet të nxitohet, sepse mund t’ia marrin sërish.

Milik

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga