
Roma - Juventus 1-2
Ka përfunduar me fitoren e bardhezinjve sfida mes Romës dhe Juventus në Olimpico. Torinezët triumfuan me rezultatin 2-1, fal golave të shpejtë në pjesën e parë të Ronaldo e Demiral. Ekipi i drejtuar nga Sarri tashmë gjendet në vendin e parë me 48 pikë, duke lënë pas vetes Interin me 46 pikë.
Juventus ka kaluar në avantazh në minutën e 3 të ndeshjes me anë të Demiral. Mbrojtësi turk çoi në rrjetë topin e krosuar nga Dybala pas një goditje dënimi.
Bardhezinjtë po tregojnë që janë në ditën e tyre më të mirë pasi vetëm pak minuta më vonë, argjentinasi Dybala fiton një 11 metërsh, të cilin Cristiano Ronaldo e ka kthyer lehtësisht në gol. Për 10 minuta Juventus ka shënuar 2 gola
Minuta e 68 e pjesës së dytë Roma ngushton rezultatin me anë të një 11-metërshi. Gjyqtari i ndeshjes pas këshillimit me VAR, akordoi 11 metërsh në favor të verdhekuqve dhe më pas Perroti arriti të shënonte golin e parë më skuadrën e tij.
Formacionet:
ROMA: Pau Lopez, Florenzi, Mancini, Smalling, Kolarov, Diaëara, Veretout, Zaniolo, Pellegrini, Perotti, Dzeko
JUVENTUS: Szczesny, Cuadrado, Demiral, Bonnuci, Alex Sandro, Rabiot, Pjanic, Matuidi, Ramsey, Dybala, Ronaldo