Janë mbyllur ndeshjet e Ligës së Kombeve për mbrëmjen e sotme. Italia ka fituar 1-0 në San Siro kundër Anglisë, duke dërguar Tre Luanët një ligë më poshtë sezonin e ri.
Goli i Raspadorit në minutën e 68 ka vendosur gjithçka, me mungesat e të kaltërve që nuk u ndjenë në fushë. Mancini duket se do i besojë më shumë emrave të rinj, që morën tri pikë të rëndësishme në garën për play-off e Europianit 2024.
Në ndeshjen e Leipzig, Gjermania u mund 0-1 nga Hungaria. Djemtë e Rossit kryesojnë grupin me 10 pikë, teksa presin pas katër ditësh Italinë në Budapest.
Një finale sfida e radhës për këtë grup në Ligën A, me Gjermaninë që nuk mundi të barazonte golin e Szalai në minutën e 16-të.
Në ndeshjet e tjera, Bosnja mposhti 1-0 Malin e Zi, ndërsa Finlanda dhe Rumania u ndanë 1-1. Bullgaria fitoi thellë 5-1 me Gjibraltarin.
VIDEO, RENDITJA:
FT / Itali 1 - 0 Angli (Raspadori 68')
90+7' Mbyllet 1-0 ndeshja në Milano.
85' Gabbiadini dhe Di Marco gabojnë shënjestër, shtyllë nga Italia.
68' Raspadori shënon një gol fenomenal duke kaluar në avantazh Italinë. Asist fantastik nga 40 metra i Bonuccit.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.
FT / Gjermani 0 - 1 Hungari (Szalai 17')
90+6' Mbyllet 0-1 ndeshja në Leipzig.
17' Miqtë kalojnë në avantazh me Szalai.