Lajme të mira për PSG-në dhe trajnerin Tuchel në prag të ndeshjes së radhës në kampionat. Kampionët e Francës do të zbresin në fushë ditën e diel në orën 13:00 ku do të përballen me Nicen në transfertë.
Për këtë takim Tuchel do të ketë në dispozicion edhe yllin e skuadrës, Kylian Mbappe. Sulmuesi francez ndodhej në karantinë prej disa ditësh pasi ishte infektuar me covid-19. Tashmë çdo gjë ka kaluar dhe lojtari është shëruar plotësisht duke marrë kështu pjesë edhe në stëvitjen e sotme.
Kylian Mbappe back in PSG training pic.twitter.com/orFE9F89Aa
— Goal (@goal) September 18, 2020