Lojtarët shqiptarë nuk kanë të ndalur në Turqi. Pas Rey Manaj që shënoi dopietë ditën e sotme, edhe Jurgen Bardhi bën të njëjtën gjë. Ish-lojtari i Partizanit ishte vendimtar për skuadrën e Keciorengucu.
Bardhi arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 88-të duke barazuar shifrat në 1-1 me Genclerbirligi. 26-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa çau rrjetën e kudnërshtarëve me gjuajtjen e tij.
Ky është goli i dytë në kampionat për lojtarin nga Fushë-Kruja, teksa është aktivizuar në 12 ndeshje në këtë sezon në Turqi. VIDEO
Poll