
Interi vazhdon stërvitjen intensive në kampin stërvitor. Me ndeshje miqësore dhe transferime, kjo verë ka qenë e zellshme për ekipin zikaltër.
Një video të shpërndarë në mediat italiane gjatë stërvitjes së Interit, duket dhe Kristjan Asllani i cili vazhdon punën e palodhshme për të qenë i gatshëm dhe në formë. Mesfushori i Kombëtares kërkon të stërvitet fort që të sigurojë një fanellë titullari tek klubi italian.
Kujtojmë që Interi ka refuzuar oferta nga Premier League së fundmi për Asllanin, pasi drejtuesit e shohin një lojtar premtues dhe të duhurin për repartin e mesfushës.
Galeria fotografike ()
Poll