Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Inter mbetet JASHTË Champions League, të rinjtë e Barcelonës "shokojnë" Antonio Conten. Në Europa League edhe Ajax (Rezultatet)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Inter mbetet JASHTË Champions League, të rinjtë e

Përfundojnë sfidat e grupeve të vlefshme për UEFA Champions League. Në 6 sfidat e mbrëmjes janë shënuar 17 gola gjithësej. Emocionet e Champions League ishin prezente dhe në ndeshjet e fundit të grupeve, ku disa prej skuadrave nuk kishin siguruar ende kaulifikimi.

Kryendeshjet ishin ato midis Inter - Barcelona dhe Dortmund - Slavia Prague, por gjithashtu edhe Chelsea - Lille apo Ajax - Valencia. Skuadra këto që luanin direkt me njëra-tjetrën për një vend në Champions League.

Barcelona edhe pse me një ekip të rinjsh, ku binte në sy mungesa e Messit apo Suarezit ka arritur t'i shënoj 2 gola në "San Siro" zikaltërve të Antonio Conte, me anë të talentëve Ansu Fati edhe Carles Perez. Për Interin shënoi në pjesën e parë Lukaku, por ekipi i drejtuar nga Conte u tregua i pafuqishëm ndaj talenteve katalanas.

Nga ana tjetër Dortmund arriti të fitonte ndaj Slavia Prague me rezultatin 2-1. Gjermanët gjithashtu nuk e patën të lehtë fitoren ndaj ekipit të Olayinkës, pasi për gati 20 minuta luajtën me një lojtarë më pak, pas daljes me të kuq të Ëeigl në minutën e 77.

Rezultatet:

Ajax - Valencia/ 0-1

Benfica - Zenit/ 3-0

Chelsea - Lille/ 2-1

Dortmund - Slavia Prague/ 2-1

Inter - Barcelona/ 1-2

Lyon - RB Leipzig/ 2-2

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga