
Inter ka gjetur akordin me portierin e Ajax, Andre Onana. Gardiani ka mbërritur sot në Milano, aty ku ka zhvilluar edhe testet mjekësore me zikaltërit. Kontrata e portierit kamerunas me hollandezët skadon në verën e 2022, teksa prej merkatos që vjen do jetë lojtar i Inter me parametra zero. Kontratë 5 vjeçare për 25 vjeçarin.
Marrëveshja mes palëve ishte arritur me kohë, me kampionët e Italisë që pritën dhe zbatuan rregulloren e FIFA duke bërë veprimet me lojtarin gjashtë muaj para fundit të kontratës me Ajax.
Zikaltërit dërguan emailin zyrtar te Ajax për interesimin ndaj Onana, duke kryer edhe testet mjekësore para se gardiani të jetë pjesë e Kupës së Afrikës. Tanimë Handanovic nuk është më i paprekshëm, me Inter që gjen një lojtar të denjë për katërkëndëshin.