
Zllatan Ibrahimoviç nuk e njeh "plakjen". Sulmuesi suedez që aktivizohet në rradhët e Los Anxhelos Galaksi, ka shënuar golin e tij të 30-të këtë sezon. Shtatëlarti që vetëm pak ditë më parë festoi ditëlindjen e 38-të, tregon se mbetet një sulmues tipik që të ndëshkon nëse i lë sadopak hapsirë.
Ai shënoi golin e parë të ndeshjes, por kjo nuk e ndihmoi ekipin e tij të shmangte humbjen 4-2 nga Hyuston. Goditja preçise në cep të portës ka qenë e pamundur për t'u ndalur nga portieri. Ky është sezoni i dytë që ish lojtari i top klubeve europiane luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Poll