Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ I përfundoi kontrata me Atletico MADRID, vetëzyrtarizohet Luis Suarez

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I përfundoi kontrata me Atletico MADRID, vetëzyrtarizohet Luis

Luis Suarez ka bërë hapa pas në karrierë duke u rikthyer te Nacionali. Sulmuesi i njohur ka arritur marrëveshjen me klubin uruguaian, aty ku ka hedhur hapat e parë si lojtar profesionist.

Përmes një postimi në “Tëitter”, ai ka treguar arritjen e akordit. Ish-futbollisti i Barcelonës tregoi se nuk mund t’i thoshte “Jo” një mundësie të tillë. Së fundi, Suarez ishte pjesë e Atletico Madrid, klub me të cilin i përfundoi kontrata në 30 qershor.

“Tani kam arritur një para-marrëveshje për t’u bashkuar me Nacionalin, ishte e pamundur për mua të them jo për këtë mundësi. Shpresoj se detajet përfundimtare do të zgjidhen së shpejti për të përfunduar zyrtarisht marrëveshjen”, tha ai.

Me Nacionalin, Suarez kishte debutuar për herë të parë, në vitin e largët të 2005-tës. Pas 17 vitesh rikthehet sërish në moshën 35-vjeçare.

Tags:

BOTA VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga