Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ I mjaftojnë 7 minuta në fushë, Ernest MUÇI ndëshkon me perlë Dinamon në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I mjaftojnë 7 minuta në fushë, Ernest MUÇI

Ernest Muçit i kanë mjaftuar 7 minuta lojë në Kroaci, për të shënuar. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 75-të në ndeshjen mes Legias së Varshavës dhe Dinamos së Zagrebit, sakaq, në të 82-tën lëshoi një goditje nga jashtë zone, e cila shkon në fundin e rrjetës.

Ish sulmuesi i Tiranës po fiton dalëngadalë terren te skuadra polake, teksa sa herë i është dhënë mundësia është treguar protagonist.Muçi u transferua te Legia në shkurt të vitit 2021, teksa luajti 6 ndeshje në edicionin 2020/2021. Tanimë, përshtatja po vjen, teksa në 2021-2022 në 2 sfida në total, ka përshendetur rrjetën 1 herë.Trajneri i Legias, Michniewicz është i bindur se ka në skuadër një lojtar të nivelit të lartë, me transferimin që ka qënë vetë dëshirë e tij.

Sfida e turit të 3-të të Champions League mes Dinamos së Zagrebit dhe Legias u mbyll 1-1.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga