Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ I dhuroi trofeun e parë në histori Inter MIamit, Lionel Messi bën gjestin fantastik dhe duartrokitet nga të pranishmit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I dhuroi trofeun e parë në histori Inter MIamit, Lionel Messi
Inter Miami fitoi trofeun e parë në histori, trofe ky që me ndihmën e Lionel Messit u bë e mundur. Argjentinasi është një nga lojtarët më të mirë në botë jo vetëm në fushën e lojës por edhe për madhështinë që e karakterizon. Kampioni i botës që pas trnasferimit në MLS ka mbajtur shiritin e kapitenit të Inter Miamit, duke udhëhequr këtë skuadër drejt suksesit. Pikërisht pasi ekipi i tij fitoi trofeun, Messi hoqi shiritin e kapitenit nga krhau i tij dhe ia dorëzoi DeAndre Yedlin, mbrojtësi e ka mbajt shiritin para se të kalonte Messi te Inter Miami. Pavarësisht se Yedlin refuzoi fillimisht ta kapte trofeun, Messi e urdhëroi pasi e vlerësoi se ai është futbollisti i duhur si ish-kapiten për ta ngritur lartë trofeun e fituar. Kaq ka mjaftuar që ky gjest nga argjentinasit të bëhet viral në rrjetet sociale dhe të merrte duartrokitje nga të pranishmit. Ky tregon edhe njëherë së Lionel Messi është një njeri i madh jo vetëm në fushë por edhe tregon herë pas here madhështinë që e karakterizon.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga