
Indrit Tuci është sërish protagonist. Lojtari shqiptar ka shënuar një gol sot në llogarinë e Lokomotivës së Zagrebit, në takimin ndaj Hajduk Split (1-2). Miqtë shënuan të parët me Caktas, ndërsa Tuci barazoi shifrat në minutën e 56-të. Në fushën e lojës janë edhe disa shqiptarë të tjerë si Tahiraj, Çokaj dhe Kallaku.
Kujtojmë që 20 vjeçari Tuci shënon edhe ndaj Varazdin, katër ditë më parë. Lokomotiva e Zagrebit nuk e ka nisur mirë sezonin, teksa renditet në vendet e fundit të rënditjes.
Poll