
Atletiko Madrid ka mposhtur në transfertë Valencian me rezultatin 2-0.
Golat u shënuan nga Antuan Griezman në minutën e 63-të dhe Kevin Gameiro 92-të, ndërsa sfida ka qenë shumë interesante dhe e luftuar nga të dyja skuadrat që kërkonin medoemos tri pikët.
Për t'u veçuar janë rastet e shumta të humbura nga të dyja kampet, ndërsa Atletiko Madrid humbi dy penallti.
Në fillim ishte Griezman në minutën e 44-t, ndërsa pas golit të shënuar nga Griezman, Atletikos iu paraqit edhe një tjetër rast i mirë për të dyfishuar avantazhin, pikërisht pas një tjetër 11-metërshi të akorduar. Por, këtë herë ishte kapiteni Gabi që nuk e çoi dot topin në rrjetë.
Në minutën e 92-të ishte një tjetër francez, Kevin Gameiro, që shënoi dhe vulosi fitoren e Atletikos, 2-0.
11-metërshi i humbur nga sulmuesi francez i Atletiko Madrid në minutën e 44-t
https://www.youtube.com/watch?v=gDef0_kIEjQ
Goli i shënuar nga Griezman në minutën e 63-të
https://www.youtube.com/watch?v=VBE1FA8GX1Y
11-metërshi i humbur nga Gabi në minutën e 69-të, sërish është portieri i Valencias që neutralizoi këtë penallti
https://www.youtube.com/watch?v=2ux300Z60Nw
Goli i dytë i Atletikos, shënuar nga Gameiro në minutën e 92-të
https://www.youtube.com/watch?v=bc6qiw2r6MM