
Reagimi i Szczesny gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Shqipërisë është bërë virale në rrjetet sociale. Portieri i Juventusit provokoi tifozët shqiptarë gjatë fundit të ndeshjes, ndërsa këta të fundit lëshuan një "lumë" shishes me ujë në drejtim të tij. Szczesny nuk e humbi durimin e tij, por mori një prej shisheve dhe piu ujë duke vazhduar akoma më shumë me provokimet e tij.
Veprimi i portierit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa Shqipëria rrezikon të penalizohet rëndë pas incidenteve të ndodhura mbrëmjen e djeshme. Sfida ndaj polakëve u ndëpre për disa minuta pasi tifozët hodhën shishe dhe sende në drejtim të lojtarëve të Polonisë pas golit të shënuar.
Wojciech Szczesny making light of the #ALBPOL bottle incident.
— PSN Futbol (@PSN_Futbol) October 13, 2021
When the match finished and Albanian fans continued to throw bottles at the Poland team - he picked one up and drank from it. pic.twitter.com/6TOUTG7urs