
Naser Aliji është shfaqur protagonist në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Voluntari luajti përballë Botosani në transfertë. Sfida që përfundoi në barazim 3-3 ishte e vlefshme për javëne e16-të të ligës së parë rumune.
Ish-mbrojtësi i Kombëtares dha një asistim fantastik për shokun e tij në minutën e 46’ të sfidës. Pas një nisje të shpejtë nga krahu, Aliji ia kaloi topin kundërshtarit poshtë këmbëve, me këtë të fundit që u rrëzua. Pas këtij driblimi, Naser Aliji futi një top në zonë për Popescu me këtë të fundit që e dërgoi në rrjetë.
Kujtojmë që Aliji u rikthye për të luajtur titullar pas 10 ndeshjes, për shkak të një dëmtimi që e la jashtë fushave që nga 25 gushti i këtij viti.
Poll