
Tashmë është kthyer në një traditë për çdo lojtar që afrohet i ri në ekip duhet të dalë dhe të flasë ose këndoj para të gjithëve, kështu ka vepruar dhe Haaland. Sulmuesi i kombëtares së Norvegjisë është një nga lojtarët më të ri të ëkipit të Manchester City. 22 vjeçari erdhi me shumë bujë në këtë merkato të verës, për të qënë nën urdhërat e tiknikut Pep Guardiola.
Erling Haaland është padyshim një nga blerjet më të mëdha të këtij afati kalimtar veror. Manchester City pagoi afërsisht 51 milionë paund për të marrë shërbimet e tij. Pavarësisht se është një tarifë e madhe transferimi, duket se është mjaft e volitshme duke pasur parasysh se lojtari është vetëm 22 vjeç dhe ka ende vitet e tij më të mira përpara.
Haaland u largua nga Borussia Dortmundit. Në Bundesligë ka gjithashtu një rekord golash jashtëzakonisht mbresëlënës për ish-skuadrën e tij: ai shënoi 85 gola në 88 ndeshje, statistika mahnitëse, veçanërisht duke pasur parasysh moshën e tij.