Ditën e djeshme në Francë janë shënuar skena dhune, teksa dy tifozëri futbolli janë përplasur keq, në një rrugicë të qytetit të Nimes, përpara sfidës në Ligue 1, midis Nimes dhe Metz.
Të quajtur “Ultras Gladiators” të skuadrës së Nimes dhe “Ultras Horda Frenetik” të Metz, kishin lënë takim në një rrugicë, i cili ka degjeneruar në dhunë. Tifozët janë përplasur me grushta, karrike dhe shkopinj, derisa një prej tifozërive është tërhequr. Por edhe pas tërheqjes sulmi ka vazhduar, duke i ndjekur nga mbrapa.
Sfida midis Nimes dhe Metz, ditën e djeshme përfundoi me rezultatin 1-1.