
Sot janë luajtur ndeshjet e radhës të Kategorisë Superiore për moshat. Football Republic U-19 është përballur me Teutën, sfidë e mbyllur me shifrat 2-2. Mirëpo ajo që ka ndodhur gjatë takimit sigurisht që nuk i ngjan aspak një garë sportive. Kur ndeshja ishte 1-1, në favor të ekipit vendas akordohet një penallti në minutën e 89-të.
11-metërshi shndërrohet në gol dhe rezultati shkon në 2-1 për vendasit. Në fushë ndodh një sherr masiv, pasi lojtarët kapen me njëri-tjetrin. Veç tyre përfshihen edhe prindërit, së bashku me tifozët që ishin të pranishëm në këtë kompleks.
Është dashur ndërhyrja e punonjësve të sigurisë për të shuar sherrin. Gjithçka ka nisur nga një debat mes sulmuesit të Football Republic me portierin kundërshtar. Aq është dashur dhe ka nisur sherri masiv mes të pranishmëve.