
Ylli i NBA, LeBron James u përjashtua nga parketi në fitoren e Los Angelos Lakers ndaj Detroit Pistons 121:116 të diel në NBA. Gjithçka ndodhi gjatë një gjuajtje personale, me LeBron që dukshëm pa dashje ka goditur me brryl në fytyrë kundërshtarin Isaiah Stewart.
Kaq ka mjaftuar që përleshja mes dy skuadrave të ishte masive, me arbitrat që kanë përjashtuar James nga parketi kur situata u qetësua. Vetëm ndërhyrja e stafeve dhe lojtarëve të tjerë ka bërë që dueli të vijonte, ndërsa Stewart kishte gjakderdhje. Edhe ky I fundit për shkak të sjelljes mori pezullim.
Poll