VIDEO/ Goli që nuk duhet humbur, ish-i i Barcelonës dhuron realizimin e muajit
Shkruar nga NEWSPORT
Zenit Shën Peterburg fitoi 8-0 në shtëpi kundër Orenburg, për javën e nëntë në elitën e Rusisë. Tej shumë golave, xhiron e medieve po e bën realizimim i Malcolm.
Braziliani shënoi golin e shtatë, që ishte si “qershia mbi tortë” në këtë 90 minutësh. Ish-sulmuesi i Barcelonës ka bërë një veprim akrobatik, duke marrë si fillim topin dhe më pas për t’u kthyer me roveshatë.
Padyshim që ky mund të cilësohet si goli i muajit në Rusi, me 25 vjeçarin që luan sezonin e pestë me Zenit.