Rapidi i Bukureshtit është turpëruar në transfertë nga Poli Iasi, që fitoi me rezultatin 3 me 1. Sulmuesi shqiptar Ermal Krasniqi shënoi golin e vetëm, ndërsa ishte ndër më të mirët në fushë për Rapidin.
Nga stoli u aktivizua në pjesën e dytë Florent Hasani, që nuk ia doli të ndryshojë diçka. Ndërkohë titullar përveç Krasniqit e nisi dhe Albion Rrahmani. Shqiptarët e Kosovës janë pikë kyçe për Rapidin këtë sezon, që aktualisht mban vendin e tretë.
Kjo humbje vjen pas disa fitoreve, që kishin futur seriozisht në garë për titull Rapidin. Ndeshja e radhës në kampionat luhet përballë UTA Arad, ku objektiv i vetëm është fitorja.
Goli i Ermal Krasniqit: (VIDEO)
Poll