Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Goli i Bajramit nuk mjafton, Lazio eviton humbje nga Empoli në “frymën” e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Goli i Bajramit nuk mjafton, Lazio eviton humbje nga Empoli në

Ndeshja dramatike mes Lazio dhe Empolit e luajtur ditën e sotme për javën e 20-të të Serie A. Miqtë shënuan golin e parë të ndeshjes që në minutën e 6-të pas një gafe të Strakoshës. Portieri I Kombëtares shkakton penallti që kthehet në gol nga Nedim Bajrami, ndërsa 2 minuta më vonë është Zurboëski që dyfishon rezultatin. Lazio nuk dorëzohet dhe rihap llogarit me Immobilen në minutën e 14-të. Në fraksionin e dytë, vendasit barazojnë me Milinkovic-Savic, por Empoli gjen sërish avantazhin me Di Francescon.

Në minutat e fundit, Lazio fiton penallti, por nga 11-metrat Immobile ndalet nga portieri i Empolit. Në minutën e 93-të, është sërish Milinkovic Savic që godet saktë me kokë dhe barazon ndeshjen duke bërë që Lazio të evitojë humbjen në shtëpi. Pas këtij barazimi, Lazio renditet në vendin e 8-të me 32 pikë, kurse Empoli në vendin e 9-të me 28 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga