
Donaldo Açka ka shënuar tjetër gol në Finlandë. Ish-kapiteni i Luftëtarit në Superligë, ka shënuar golin e qetësisë te Haka në elitën finlandeze. Mesfushori ka përfituar nga një krosim në zonë, duke u gjendur në vendin dhe momentin e duhur.
Haka ka fituar 0-2 në transfertë me Honka në javën e 25 të sezonit. Açka ka kontratë deri në janarin e viti që vjen, teksa forma dhe dy golat në pak javë mund të sjellin rinovimin në Finlandë.
25 vjeçari e nisi karrierën në Greqi, duke zhvilluar dy sezone të mira me Luftëtarin në Superligë. Aventura në Rumani për 1 vit e gjysmë solli edhe kalimin te Haka në Finlandë, me mesfushorin që bën edhe goleadorin te të tijtë.
Poll