
Donis Avdiaj ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 5’ të takimit që po luhet mes Hartberg dhe Ried. Shqiptari i përfaqësueses së Kosovës shënoi në mënyrë speciale, pasi nxorri “jashtëloje” lojtarin kundërshtar.
Hartberg po fiton 1-0 ndaj Ried dhe sfida është e vlefshme për Bundesligën austriake. Të dyja skuadrave u nevojiten pikët për të mos rrezikuar rënien një kategori më poshtë. Ndërkohë kujtojmë se Donis Avdiaj ja ka dalë të shënojë dhe 4 herë të tjera më parë në 17 paraqitjet e tij.
Poll