
James Adeniji ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme, Gabala-Sumqayit. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Laçit dhe Bylisit në Kategorinë Superiore, e nisi si titullar këtë ndeshje dhe në minutën e 51-të shëni golin e vetëm në fitoren, 1-0 që Gabala mori në shtëpi.
James goditi saktë brenda zonës duke mposhtur portierin kundërshtarë dhe duke I dhënë 3 pikë me vlera skuadrës së tij në kampionatin azerbajxhanas. Ky ishte goli i dytë sezonal për James Adeniji në 13 ndeshje të luajtura deri më tani. Te Gabala, aktivizohet edhe Jurgen Goxha që po ashtu ishte titullar dhe bëri një paraqitje shumë të mirë.
Poll