
Athletic Bilbao ka mposhtur Gironën në shtëpi me rezultatin 3 me 2. Me këtë humbje, pas 25 javëve kampionat, Girona e sheh veten 6 pikë larg Realit që kryeson.
Madrilenët ndjehen të pashqetësuar në krye, ndërsa vazhdojnë marshimin drejt titullit kampion. Për Bilbaon ishin të rëndësishme këto 3 pikë, teksa e mbajnë në vendin e pestë me 2 pikë më pak se Atletico Madrid.
Pjesa e parë përfundoi 1 me 0 për vendasit e Athletic Bilbaos. Në të dytën skuadrat shënuan nga 2 gola, por pa ndryshuar fatet e sfidës. Kjo pasi dhe vendasit nuk e humbën asnjëherë avantazhin.
Me 3 ndeshjet e fundit pa fitore në kampionatin spanjoll, mund të thuhet se Girona ka humbur shkëlqimin e mëparshëm. Takimi i radhës luhet me Rayo Vallecanon, që barazoi 1 me 1 ndaj Real Madrid gjatë kësaj jave.
Goli i shënuar në pjesën e parë: (VIDEO)
Golat e shënuar në pjesën e dytë: (VIDEO)