Raxha Naingolan shënoi pak minuta më parë në takimin Inter-Roma, duke i dhënë avantazhin 1-0 verdhekuqve në sfidën që po zhvillohet në këto momente në “San Siro”.
Një realizim i veçantë ky i mesfushorit të Romës që ka frymëzuar gazetarin sportiv, Xhevdet Zekaj që ta krahasojë këtë gol me atë të shënuar nga ish-futbollisti i Flamurtarit, Sokol Kushta ndaj Partizanit të Beogradit.

*Goli i shenuar nga ish-futbollisti i Flamurtarit, Sokol Kushta kunder Partizanit te Beogradit
*Goli i shenuar sot nga Naingolan kunder Interit
https://www.youtube.com/watch?v=augKkENdmDc