Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Gati për Tiranë, Roma siguron Europa League, Berisha i mohon golin Kumbullës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gati për Tiranë, Roma siguron Europa League, Berisha i mohon

Roma fitoi me rezultatin 0-3 në transfertën e Torinos. Këto tre pikë vlejnë shumë për verdhekuqtë të cilët arritën të sigurojnë në ndeshjen e fundit të kampionatit, kalimin në Europa League. Dy golat e parë erdhën nga Abraham në pjesën e parë, konkretisht në minutën e 33’ dhe në të 42’ me penallti.

Goli i tretë që vulosi takimin  erdhi po me penallti në minutën e 78’ nga Pellegrini. Si titullar e nisi Etrit Berisha në portën e Torinos, ndërsa Kumbulla në mbrojtjen e Romës. Madje minuta e 19’ prodhoi një episod mes shqiptarëve.

Mbrojtësi i Kombëtares goditi me kokë një top të krosuar nga këndi, goditja e të cilit u ndal nga Etrit Berisha. Verdhekuqtë tashmë e kanë mendjen te finalja e Conference League që mbahet në Tiranë më 25 maj ora 21:00 ndaj Feyenoord.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga