Frikë dhe panik në Botërorin e Notit artistik që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Garuesja Anita Alvares humbi ndjenjat gjatë performancës në pishinë, duke u zhytur në fundin e saj.

Ka qenë reagimi i menjëhershëm i trajneres së saj, Fuentes që i ka shpëtuar jetën 25 vjeçares. Garuesja amerikane është kapur në fundin e pishinës nga trajnerja, duke u nxjerrë në sipërfaqe për të marrë ndihmën e parë.

Notarja artistike që përfaqëson SHBA menjëherë është transportuar në spital, jashtë rrezikur për jetën.
Galeria fotografike ()
Poll