
Flamurtari nuk po kalon një moment të mirë. Vlonjatët luajnë në Kategorinë e Parë, shumë larg pritshmërive, duke patur parasysh emrin që mbart. Gjithsesi, për 98 vjetorin e Klubit nuk mund të mungonte një festë. Gazetari Sportiv Xhevdet Zekaj ka postuar disa foto dhe video, ku duken personazhe mjaft të njohura, kontribues por edhe vetë gazetarë. Vlen të përmendim emra si Sokol Kushta, apo edhe Klevis Dalipi, Sulejman Demollari etj.
Kërcimi dhe muzika shoqëruan festën e 98 vjetorit, me atmosferën që ishte tejet e ngrohtë.Flamurtari synon rikthimin atje ku i takon, me historinë që i jep të drejtë.
Poll