
Barcelona ka arritur të marrë një fitore të vuajtur 0-1 ndaj Mallorca në transfertë. Katalanasit zbritën sot në fushë me plot 16 mungesa, për shkak të Covid-19, dëmtime dhe pezullimesh. Sfida e zhvilluar për javën e 19-të u vendos nga një gol i shënuar nga Luuk de Jong në minutën e 44-të të pjesës së parë.
Sulmuesi hollandez gjuajti saktë me kokë duke mposhtur portierin kundërshtar. Në pjesën e dytë, Barça mbrojti rezultatin duke marrë 3 pikë me “zemër”. Me këtë triumph, katalanasit shkojnë në vendin e 5-të me 31 pikë, kurse Mallorca në vendin e 15 me 20 pikë.
El gol de Luuk De Jong.#Mallorca 0-1 #Barcelona #LaLiga
— Bauti (@Bau_Nickk) January 2, 2022
pic.twitter.com/tbJ9L3f52O
Poll