
Real Madrid është mundur në shtëpi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Cadiz. Skuadra e ngjitur këtë sezon në La Liga ka arritur të marrë një fitore historike pasi për herë të parë Cadiz fiton në Madrid.
Ka mjaftuar një gol nga Lozano në minutën e 16-të të pjesës së parë dhe me këtë gol vendoset edhe e gjithë sfida. Reali provon të reagoi, por Benzema u ndal nga shtylla. Me këtë fitore, Cadiz ngjitet në vendin e dytë me 10 pikë duke barazuar Realin me 10 pikë që ndodhet në vendin e parë.
Poll