
Atalanta 3-1 Roma (Pasalic 39’, Toloi 74', Koopmeiners 84' / Pellegrini 83')
Serie A
Java 31
Stadiumi: Gewiss
Ndeshja: Atalanta mposhti Romën me rezultatin 3-1 dhe ndez në maksimum garën për nëj vend në zonën Champions. Pjesa e parë u mbyll me golin e vetëm të Pasalic ndërsa në të dytën u shënua edhe i dyti në minutën e 74’. 9 minuta më vonë, Pellegrini do të rihapte ndeshjen por do të ishte thjeshtë një iluzion teksa Koopmeiners do të shënonte 60 sekonda më pas për të vulosur fitoren.
Kjo fitore e bergamaskëve festohet shumë në Milano në fakt me dy ekipet e qytetit, Milan dhe Inter që afrohen shumë me kryeqytetasit. Kuqezinjtë e Piolit janë në kuotë të barabartë pikësh por javën e ardhshme do të përballen bashkë në një finale të vërtetë. Interi nga ana tjetër është 2 pikë pas në vendin e 6-të.
Formacionet Zyrtare:
Atalanta (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Gjimshiti, Scalvini; Zappacosta, De Roon, Ederson, Maehle; Koopmeiners, Pasalic; Zapata. Trajner: Gian Piero Gasperini.
Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Llorente, Ibanez; Celik, Cristante, Bove, Zalewski; Pellegrini, Solbakken; Abraham. Trajneri: Jose Mourinho.
Golat e ndeshjes: