
Bayern po luan në transfertë përballë Freiburg ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Bundesligës. Pjesa e parë e sfidës që po zhvillohet në stadiumin “Europa-Park Stadion”, është mbyllur me barazim 1-1.
Një pjesë e parë mjaft e mirë nga vendasit të cilët i vendosën bavarezët në vështirësi që në minutat e para. Ndërsa golin e avantazhit e gjeti Gunter në minutën e 12’. Për të rikthyer baraspeshën në kampin e Bayernit, mendoi Tel. Talenti francez lëshoi një super gjuajtje nga jashtë zone në minutën e 35’ për të barazuar gjithçka.
Pjesa e dytë pritet tepër e luftuar, me bavarezët që do të kërkojnë me çdo kusht përmbysjen për të mbajtur gjallë shpresat e titullit kampion.
Golat e pjesës së parë. (VIDEO)