
Çekia 1-2 Danimarka
EURO 2020 - 1/8
Danimarka ia ka dalë të shkojë në Gjysmëfinale të Euro 2020, pasi mundi 2-1 Çekinë, në Baku.
Goli i parë erdhi pas 5 minutash. Delaney shfrytëzon më së miri një pasim të Lansen, duke dërguar topin në rrjetë. I dyti vjen atëherë kur nuk pritej. Në fundin e pjesës së parë, Maehle jep një assist për Dolberg, me futbollistin e Nice që nuk fal. Çekët nuk dorëzohen dhe ngushtojnë sapo nis e dyta. Patrick Schick bën një lëvizje të bukur brenda zonës, duke befasuar kështu Schmeichel. Kështu, të besuarit e Silhavyt marrin zemër, por rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund. Në Gjysmëfinale, fituesi i Ukrainë-Angli do të ndeshjet me Danimarkën.
Formacionet zyrtare
Çekia (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Calustka, Kalas, Boril; Holes, Soucek; Masoput, Barak, Sevcik; Schick
Danimarka (3-4-3): Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Stryger Larsen, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Braithwaite, Dolberg, Damsgaard.
Minutë pas minute:
90-Mbyllet takimi.
90- 6 minuta shtesë dhe shpresë për Çekinë.
74- Super pritje Schmeicel. Danimarka mbetet në epërsi.
68- Sërish mundësi e artë për Poulsen. Topi shkon në duart e Vaclik.
60-Poulsen del mirë nga krahët, por nuk e shfrytëzon siç duhet këtë aksion.
48- GOLLL. Patrick Schick shkurton diferencat. Ekipi i Silhavy futet në lojë.
46-Nis e dyta.
45-Mbyllet fraksioni.
41- Gol. Danimarka realizon golin e dytë me Dolberg. Gjithçka nis nga një aksion interesant nga krahët.
27-Braithwaite provon nga distanca, por pa rezultat.
22- Holes pranë golit. Gjithsesi, e ndal Schmeichel.
10- Braithwaite shkakton faull ndaj Celustka.
5-GOLL. Danimarka kalon përpara me Delaney.
1- Nis ndeshja.