VIDEO/ “Etriti është këtu”, Empoli prezanton portierin e kombëtares
Shkruar nga NEWSPORT
Etrit Berisha është lojtari më i ri që u bashkohet shqiptarëve të Empolit. Gardiani i kombëtares largohet nga Torino dhe nis kështu një aventurë të re te Empoli.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, skuadra toskane ka njoftuar transferimin e Berishës.
Gardiani ka firmosur një kontratë 1 vjeçare dhe pritet që të ketë minuta në këmbë në sezonin e ri. Tashmë te Empoli shtohen shqiptarët, pasi Berisha do të gjejë në skuadër edhe Ardian Ismajlin dhe Stiven Shpendin.