
Eros Grezda rikthehet të jetë vendimtar për ekipin e tij. Sulmuesi ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore që akademia e Rejnxhërs zhvilloi ndaj Hadërsfilld. Futbollisti i kombëtares i dha barazimin e përkohshëm ekipit të tij në të 57 minutë, duke i hapur rrugë fitores së thellë 5-1.
Eros Grezda nuk po kalon një situatë të mirë me klubin nga Gllasgou, teksa sezonin e kaluar u afrua me bujë nga tekniku Stiven Zherrard. Ai shihej si një afrim i rëndësishëm, por që nuk mundi të përshtatet me futbollin në ishull. Pas një sërë peripecish, Grezda duket se është rikthyer të shënojë gola spektakolarë duke i "shkelur syrin" drejtuesve për një vend në ekipin e parë.
Poll