
Ernest Muçi është kthyer në titullar absolut me Legia Warsaw në Poloni. Sezoni i tij i parë ishte paksa i ngadaltë por tashmë ai është ambientuar dhe po kthehet në protagonist. Legia fitoi ndeshjen e sotme ndaj Cukaricki me rezultatin 3-2. Sulmuesi shqiptar ka arritur të realizoi 2 golat e parë për Legian në minutat 2’ dhe 24’.
I pari ishte shumë i lehtë për të teksa topi i erdhi në këmbët e tij me portën pa portier, 2 metra larg vetes ndërsa i dyti ishte një perlë “alla Muçi”. Ish-lojtari Tiranës vallëzon me topin dhe godet predhë tokasi duke dërguar topin në cepin e majtë të portës. Dopieta e sotme e rrit kuotën e tij në 6 gola dhe 3 asiste këtë sezon.
Poll