Empoli ka arritur të marrë një fitore me shumë vlerë ndaj Cremonese me shifrat 2-0. Ekipi i Bajramit dhe Ismaljit e mbyll me fitore këtë pjesë të parë të kampionatit ku çdo gjë do të rinis pas botërorit. Empoli shikon veten të shkëputur nga zona e ftohtë me një diferencë prej 10 pikësh.
Një paraqitje e shkëlqyer e Nedim Bajramit dhe Ardian Ismajlit të cilët për 90 minuta ishin dy lidër në repartet e tyre. Në dy momente deçizive ishte Ismajli i cili shpëtoi Empolin nga pësimi i golit të parë. Ndërsa Bajrami i dha një ritëm ndryshe mesfushës së Empolit, ku në golin e dytë ishte protagonist.
EMPOLI – CREMONESE 2-0 (Cambiaghi 46', Parisi 88')
Serie A.
Java 15-të
Arbitër: Federico Dionisi
Stadiumi: Carlo Castellani
Formacionet zyrtare:
Komenti minutë pas minute:
90'+5' Mbyllet takimi
90'+1' Tenton nga distanca Nedim Bajrami
88' Bajrami ka bërë çdo gjë mirë, me një vrapim nga zona e tij duke pasuar për shokun e tij të ekipit në mënyrë fantastike. Parisi shtyn topin në rrjetë
46' Cambiaghi realizon pas 15 sekondash në fushën e lojës
45' Mbyllet pjesa e parë
28' Ismajli tenton nga distanca, por pret pa problem portieri Carnesecchi
9' Reagim perfekt i Vicario, shmang golin e Cremonese
1’ Nis sfida në Carlo Castellani