Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Emocionuese në Kupën e Botës, SCALONI shpërthen në lot në përqafimin me MESSIN

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Emocionuese në Kupën e Botës, SCALONI shpërthen
Argjentina siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Botës, teksa mbrëmbjen e sotme do të presë e gjetë fituesin e çiftit Franca-Maroku. Por një nga momentet më emocionuese është parë mbrëm, pasi “Albiçelestët” mposhtën Kroacinë. Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, u përlot ndërsa sapo përqafoi Lionel Messin, me këtë të fundit që shënoi edhe golin e parë për të tijtë, me “Pleshtin” që e ka konfirmuar pas ndeshjes që do të ketë sfidën e fundit të dielën me fanellën e Argjentinës në Kupën e Botës. Pas përqafimit menjëhetë tekniku argjentinas fshiu lotët ndërsa falenderoi Messin dhe tifozët për emocionet që i kanë dhuruar. Videoja e këtij momenti është bërë shumë shpejt virale në internet, me tifozët që e kanë shpërndarë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga