
Atletiko ia doli të fitonte 2-3 në Anfield, duke marrë kështu një kualifkim mjaft të vyer. Një meritë padyshim e ka edhe trajneri Simeone, që arriti të organizonte mjaft mirë ekipin. Familja e Simeones, siç duket ka trashëguar ‘’grintën’’ dhe ka festuar gjatë mbrëmë. Në një ambjent familjar dhe televizori përpara që tregonte sesi gëzonte një njeri i familjes, normalisht që ishin momente emocionuese.
Mos të harrojmë që përballë Atletiko Madridit ishte jo pak por kampioni që mbrëmë lëshoi ‘’fronin’’ e Championsit, Liverpool. ‘’El Cholo’’ nuk ndalet me kaq, pasi kërkon të çojë trofeun me veshë të mëdhenjë në Madrid.
Poll