
Skena të pabesueshme kanë ndodhur në kampionatin elitar të Norvegjisë në ndeshjen Krisiansund-Viking e mbyllur me rezultatin 2-3. Në minutat e fundit të ndeshjes, mbrojtësi David Brekalo u përplas me portierin e tij, Patrik Gunnarsson duke e shtrirë në tokë.
Që të dy shokët e skuadrës kishin një mosmarrëveshje në minutat e fundit të ndeshjes dhe Brekalo goditi shokun e skuadrës, kurse ky I fundit stimuloi duke u shtrirë në tokë.
Gjyqtari i sfidës nuk e toleroi aspak këtë sjellje të lojtarit të Viking dhe nxori nga fusha me karton të kuq. Pamjet e përplasjes mes dy lojtarëve te skuadra norvegjeze kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit si dhe të gjithë mediave të huaja.
Two teammates fighting and the goalkeeper dived to get his own player sent off pic.twitter.com/hw5gANJG9N
— Football Shithousery (@FootyRustling) November 28, 2021