
Vedat Muriqi i ka dhënë barazimin Lazios në miqësoren e zhvilluar dje kundër SV Meppen. Ekipi italian nuk ka shkuar më shumë se rezultati 1-1 në Gjermani, kundër skuadrës së Valdet Ramës. Të tre shqiptarët, Strakosha, Muriqi dhe Hysaj ishin titullarë, me sulmuesin që gjeti rrjetën në minutën e 19.
Lazio nuk e ruajti dot epërsinë edhe për shkak të gabimit të Immobile nga 11 metra, teksa sulmuesi Correa la fushën i ndëshkuar me karton të kuq. Mes shumë kritikave për formën e tij, Muriqi ia del sërish të shënojë në miqësore dhe nën sytë e Sarrit. Për sulmuesin dardan ka oferta nga La Liga dhe Bundesliga.
Poll