
Shqipëria duket se do të vijojë të ketë në duar të sigurta përsa i përket Peshngritjes. Ditën e sotme sportistja 17-vjeçare, Enkileda Carja ka arritur të fitojë medalje ari në Kampionatin Europian për grumoshat U-15 dhe U-17.
Ky kampionat po zhvillohet në Moldavi dhe sportistja kuqezi regjistroi një paraqitje të shkëlqyer në shkëputje me të cilat vendosi edhe 2 rekorde europiane. Në fazën e konkurimit deri në peshën 59 kg, Carja arriti të ngrite 81 kg që në provën e parë.
Por sportistja nuk e mbylli me kaq, pasi theu rekordin e vendosur nga vetë ajo në provat e radhës duke ngritur plot 84 kg në stilin e shkëputjes. Ky është rezultati më i mirë për sa i përket kësaj disipiline duke vendosur një rekord kontinental.
Kjo performancë e sajë është uruar edhe nga Federata Shqiptare e Peshëngritje ku nëpërmjet një postimi në Instagram ata shkruajnë: “KAMPIONEEEE Enkileda Carja!!! Sportistja jonë në ceremoninê e medaljeve! Enkileda Carja shpallet Kampione e Evropës me 3 medalje të arta. Një paraqitje fantastike në këtë garë, ku Enkileda nuk e vendosi në diskutim fitoren! Një triumf i madh për vetê sportisten dhe peshëngritjen shqiptare”.