
Tirana luajti dje kundër Apolonisë, ndeshje që përfundoi me rezultatin 94-75 në favor të ekipit bardheblu për meshkuj. Kjo sfidë ishte e vlefshme për kampionatin shqiptar. Të pranishëm në pallatin e sportit "Farie Hoti" ishin edhe tifozët, ku nuk munguan dhe ata specialë.
Red Vogli kishte një mbështetje të veçantë në këtë sfidë. Vajza e tij e vogël, Reina, jo vetëm në shkallët e këtij pallati sporti, por zbriti edhe në parket si për të bekuar babain e vet. Ajo shihet në video me topin e basketbollit teksa luan para startit të takimit. Siç duket e ardhmja është e ndritur.
Vogëlushja kryeqytetase do të shkelë në gjurmët e të atit. Dje i solli fat Redit dhe Tiranës. 19 pikë më shumë se fierakët treguan dominimin e lojtarëve bardheblu në këtë sfidë të radhës të kampionatit shqiptar në basketboll për meshkuj.
[video width="576" height="320" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2022/11/314201162_5616569545104313_7019504809376760618_n.mp4"][/video]