Sapo ka përfunduar ndeshja mes Wolves dhe Arsenal, me rezultatin 0-2. Saka dhe Laçazete ishin ata që vulosën takimin, me nga një gol të shënuar për secilën pjesë. ”Ujqërit” e nisën keq, duke gabuar që në pasimet më të thjeshta. Skuadra londineze tashmë renditet në vendin e shtatë me 49 pikë, ku synimi është kualifikimi në Europa League.
Në fillim të edicionit futbollistik synimit ishin të tjera, por duke parë se si shkuan gjërat, trajneri Arteta duhet të jetë i kënaqur. Në krahun tjetër, Wolves vazhdon të besojë te Champions League, çka është një ëndërr për t’a.